Maqedoni

Ndërkombëtarët mbështesin Musliun: BDI duhet të flasë për rolin e funksionarëve të saj në ngjarjet e Kumanovës!

Shpërndaje

Përfaqëuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Shkup, kanë mbështetur emërimet e bëra nga presidenti Stevo Pendarovski në kabinetin e tij. Ndërkombëtarët vlerësojnë se Pendarovski ka bë një kombinim të mirë të bashkëpunëtorëve të ekipit të tij, si në aspektin etnik, poashtu edhe profesional, transmeton Gazeta Lajm. Ata janë posaçërisht të habitur nga kundërshtimi i BDI-së ndaj emërimit të Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për zbulim.

“Jemi të habitur pse BDI asnjëherë nuk ka guxuar të flasë për rolin e Sasho Mijallkovit ose Sinisha Aleksovskit në ngjarjet e Kumanovës, por aludojnë tani te Erold Musliu. Pse asnjëherë nuk kanë folur për rolin e Gruevskit e Jankullovkës, që vetë i kanë votuar. Ky qëndrim i BDI-së është qesharak dhe joserioz”, kanë vlerësuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Ata rikujtojnë se edhe vetë njerëz dhe funksionarë të BDI-së përmenden si të involvuar në ngjarjet e Kumanovës edhe atë si nga familjarët e Grupit të Kumanovës, poashtu edhe nga vetë pjesëtarët e këtij grupi.

“Jemi të habitur pse BDI asnjëherë nuk ka guxuar të flasë për rolin e Sasho Mijallkovit ose Sinisha Aleksovskit në ngjarjet e Kumanovës, por aludojnë tani te Erold Musliu. Pse asnjëherë nuk kanë folur për rolin e Gruevskit e Jankullovkës, që vetë i kanë votuar. Ky qëndrim i BDI-së është qesharak dhe joserioz”, kanë vlerësuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.