Rajoni

Raport-progresi i KE-së, Rama në Kuvend: Raporti i tregon opozitës se ç’duhet të bëjë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se raport-progresi i KE-së është një pasqyre që tregon objektivat e arritura nga qeveria.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se së Shqipëria nuk i ka kaluar të gjitha problemet por është në rrugë të mbarë drejt BE-së. Në atë raport thuhet qarte se çfarë është bërë dhe çfarë duhet dhe cili është roli i opozitës.

Sot Shqipëria ka bërë progres drejt rrugës së BE-së. Raport-progesi i KE-së është një pasqyre që tregon objektivat e arritura nga qeveria. Gjithashtu shihen qarte përpjekjet e opozitës rrugore që ta nxijnë dhe të tregojnë pamjen e një Shqipëria tjetër. Nuk pretendojmë së Shqipëria i ka kaluar të gjitha problemet. Antarësimi është larg por sot jemi në një fazë të ndërmjetme. Jemi në një moment ku duhet të adresojmë problematikat. Në atë raport thuhet qarte se çfarë është bërë dhe çfarë duhet dhe cili është roli i opozitës.” deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë ka akuzuar opozitën jashtë parlamentit, se me reagimet e bëra së fundi, po tregon se nuk ka asnjë vullnet për të ndihmuar në rrugën e integrimit të vendit në BE. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë deklaroi se është i gatshëm për dialog me opozitën.

Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një proces dialogu me opozitën por padiskutim nuk kemi asnjë gatishmëri për të negociuar kushtetutën si ligj themelor që na imponon të gjithë që ta respektojmë, në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit sovran dhe nuk i përkasin partive. Kemi gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtëparlamentare, por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësinë e këtij parlamenti, një detyrim që buron nga një mandat i qartë në bazë të të cilit për ne është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur tu themi na falni po ata që nuk i zgjodhët do të kenë prioritet”, tha Rama. /l.m