Maqedoni

Stoltenberg: Shkupi dhe Athina treguan se e pamundura mund të bëhet realitet

Shpërndaje

Shefi i NATO-s gjatë vizitës së sotme në Maqedoninë e Veriut në një takim me kryeministrin e vendit Zoran Zaev përgëzoi Maqedoninë e Veriut për marrëveshjen e paprecedent mes Shkupit dhe Athinës ku me një detetminim historik dhe me një këmbënguljeje të paprecedent arritën të bëjnë historinë duke zgjidhur mosmarrëveshjen disa dekadeshe për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

Stoltenberg tha se të dyja vendet më këtë marrëveshje treguan se e pamundura mund të bëhet realitet dhe mosmarrëveshjet mes fqinjëve të marrin fund . “Kjo marrëveshje do të sjellë ditë më të mira për Maqedoninë e Veriut duke bërë më të sigurtë Aleancën dhe Maqedioninë e Veriut, tha mes të tjerave Shefi i NATO-s. Ai përgëzoi edhe kryeministrin për këtë marrëveshje historike dhe që bëri të mundur futjen e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-atlantike.