Ja CV e ‘pasur’ e Sadulla Durakut: Ka njohuri solide të “Internet Explorer” dhe “Microsoft Office”!!!
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar mbledhje kuvendore mbi propozimet e kryeministrit Zoran Zaev për ministrat e rinj. Kreu i Kuvendit mbledhjen kuvendore e ka caktuar për ditën e mërkurë në ora 11:00, kumtojnë nga Kuvendi.
Përveç kryeministrit Zaev, i cili pritet të udhëheqë Ministrinë e financave, ministrat e rinj do të jenë Naser Nuredini (Ekologji), Hisni Ismaili (Kulturë), Trajan Dimkovski (Bujqësi), Goran Milevski (Vetëqeverisje lokale).
Ndërsa me Ministrinë për Sistem Politik, pritet të kryeson ministri aktual i Ekologjisë, Sadulla Duraku.
Duraku është i njohur si kuadër i BDI-së nga rajoni i Kumanovës që është duke pasur poste që 17 vite me radhë-nga themelimi i partisë.
Në biografin shumë të shkurtër që ka dorëzuar Sadulla Duraku deri tek Kuvendi i Maqedonisë thuhet se ai ka njohuri të “Internet Explorer” dhe “Microsoft Office”.
Nga aftësitë tjera të tij në biografi përmenden: aftësi solide menaxheriale, punë në grup, punë nën stres dhe e vlerëson veten edhe si njeri komunikativ.