Rajoni

Rama ironizon Metën: Më çon letër dashurie me kod

Shpërndaje

Nga Himara, ku po vijon takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ktheu përgjigje letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta mbrëmjen e të enjtes.

“Më kishte çuar edhe një letër mbrëmë, një letër dashurie që çuditërisht e çoi pasi u dogj. Dashuri me kod, reflekto se e shiko ca po ndodh dhe kujtonte dhe Ramiz Alinë që shtyu zgjedhjet. Po ai i shtyu se ishte gjithë shqiptaria e ngritur për të ndryshuar sistemin, sepse kështu si erdhi puna sot, që edhe Bujar Nishani krahasuar me baba Xhikën na dukej si Xhefersoni edhe Ramiz Alia na del burrë shteti. Po këtu cili popull është ngritur që kërkon shtyrjen? I atyre që hedh gurin e fsheh dorën apo i atyre që morën më qafë punonjësit e bashkisë? “ u shpreh Rama.