INEPRA nga Kosova me analizë për bombat e “EL CHEKA”
NSSMWP për ICITAP: Kush është Ali Tradhtari, Stërvina, Bithpamukti, dhe Musa Leshi?
Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA) nga Republika e Kosovës përmes NSSMWP kishte rastin të vështroj një protestë e cila u mbajt në Tetovë me datën 30 qershor 2019. Protestuesit bartnin pankarta me parulla të ndryshme, disa prej të cilave mund t’i shihni në fotografinë e bashkangjitur, si për shembull: “Stop vrasjeve ndaj shqiptarëve”, “Të zbardhet rasti Naser Selmani”, “Hetim ndërkombëtar për rastin Harun Aliu”, “Diaspora Zvicër – BDI jashtë Parlamentit”, “Hetim ndërkombëtar për rastin Almiri”, “Gostivari nuk ka dele por burra”, “Nuk na vret shpata e armikut por heshtja e mikut”, etj. Na bëri përshtypje sidomos përmbajtja e parullës së fundit dhe dyshuam se për cilin mik është fjala gjersa në protestë vazhdimisht dëgjoheshin brohoritjet: “Ali-Tradhtari, Ali-Tradhtari, Ali-Tradhtari!” E kuptuam se ishte fjala për Ali Ahmetin, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), por nga hulumtimet tona doli se Ali Ahmeti nuk ishte vetëm “miku” përgjegjës që hesht për të gjitha ato parulla me akuza që shiheshin. Në bazë të përgjimeve të bisedave telefonike të tij me zëvendëkryeministrin Musa Xhaferin, fyerjet dhe etiketimet që këta ua bëjnë shqiptarëve të cilët nuk janë në kampin e tyre politik, hedhin dyshime për tradhti të lartë, mjaft të shpërfaqur dhe përfshierjen e tyre në vrasje dhe likuidime të shqiptarëve.
Nga përgjimi i bisedave telefonike kuptohet qëllimi dhe misioni i këtyre të dyve (Aliut dhe Musës) kur shqiptarët e Gostivarit i quanin “dele”, të Strugës “stërvina”, të Tetovës “bithpamuk”, duke arritur kulmin kundër atyre të Kumanovës për të cilët Aliu thotë se “lypin qi nanën.” Po e sqarojmë pak këtë dukurinë “bithpamuk” nga dialekti i tyre Kërçovës, i përbërë nga “bythë” të cilës ata i thonë “bithë”, dhe “pambuk.” Kur bëhej regjistrimi i popullsisë në IRJM (tani Maqedonia Veriore) në vitin 2012, kryetari i komisionit për regjistrim në Tetovë, Abdylmenaf Bexheti (tani rektor i Universitetit të Evropës Juglindore) kishte angazhuar disa organizata joqeveritare (OJQ) dhe komisionerë të pavarur për vëzhgimin e regjistrimit dhe raportimin e shkeljeve që mund të hasnin gjatë procesit. Kundër OJQ-ve për vëzhgim të pavarur ishin angazhuar Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, ku nga përgjimi i bisedës telefonike të tyre, Musa dëgjohet duke i sharë komisionerët e OJQ-ve me shprehjen: “Po ku i gjetën ata bithpamuk n’Tetovë, ua qift derri nanën atyne! Çohet me secilin ai Abdylmenaf leshi!” Qëllimi i zëvëndëkryeministrit Xhaferi me Ali Ahmetin në njërën anë ishte të mos i prishnin raportet me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski i cili tani gjindet azilant në Hungari pas dënimit për shkak të keqpërdorimit të parasë publike që e kishte bërë bashk me BDI-në e Aliut dhe Musës. Në anën tjetër, donin ta dëmtonin përqindjen e shqiptarëve, sidomos në qytetin e Shkupit. Për shkak se nuk munden ta manipulojnë regjistrimin e popullsisë në kurriz të shqiptarëve ashtu siç e kishin planifikuar, Gruevski me Ali Tradhtarin dhe Musa Leshin e ndërprenë regjistrimin që kishte kushtuar 7,5 milionë euro, pra IRJM mbeti pa regjistrim të popullsisë ose census.
Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi nuk duhet të fyhen sipas etiketave që ata ua mveshin shqiptarëve të Tetovës, Gostivarit, dhe Strugës, por konkretisht po lypkan ashtu siç paska menduar Aliu se lypin shqiptarët e Kumanovës! Këtyre u duket pak përfshierja në krimet e gjertanishme kundër shqiptarëve, prandaj edhe e kanë guximin t’i quajnë dele, bithpamuk, stërvina, dhe krejt kësaj duke i vënë kapakun me shprehjen se “lypin qi nanën.” E ju vazhdoni të hamendeni pse ndodhin dhe nuk ndriçohen krimet kundër shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.
Parulla kryesore e protestës ishte: “Hetim ndërkombëtar.” Ne jemi ndërkombëtarët, dhe OJQ që po e bëjmë këtë raport. A pajtoheni që ne ta bëjmë hetimin të cilin po e kërkojnë shqiptarët e Maqedonisë Veriore? Le të na quaj Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi si të duan.