Maqedoni

Zaev mohon intervenimin e Bullgarisë në rastin “Reket”, për të shpëtuar Kamçevin

Shpërndaje

ojko Borisov në asnjë rast nuk më ka thirrur për biznesmenin e RMV-së, Orce Kamçev, i cili është nën hetime. Ai nuk do të kishte lejuar diçka të tillë, sepse ai është kryeministër Evropian dhe e respekton sundimin e së drejtës, ka deklaruar Kryministri, Zoran Zaev, në intervistë për televizionin bullgar BGNES, i pyetur për rastin e fundit që dridhi themelet e shtetit “Reket” por edhe informatave të publikuara ditë më parë nëpër mediet e Bullgarisë se Sofja zyrtare ka kërkuar që mos ti mungojë as një fije floku Orce Kamçevit.

Ne jemi vend evropian dhe dëshirojmë të flasim për të ardhmen dhe të bëjmë politikë moderne. Kjo politikë që po e bëjnë Makron e Merkel, politikë e orientuar drejt ardhmërisë, që jep perspektivë të rinjëve – ka thënë Zaev.

Në lidhje me ngjarjet e historisë dhe kremtimin e tyre, Zaev pret komision ekspertësh të përzier për të vazhduar punën dhe së shpejti të japin rezultate për çështjet e diskutueshme.

Faktet historike në lidhje me historinë tonë të përbashkët janë të qarta dhe skemi ku të shkojmë nga kjo.

Komisioni duhet të kryejë punën dhe do të përkrahet nga vetë unë por edhe nga Borisovi – ka thënë Zaev.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë, sipas tij, i ka dhënë fund sistemit, i cili ishte krijuar pas 1945 dhe me vite i kishte helmuar marrëdhëniet ndër-fqinjësore.