LAJMI I FUNDIT: Ramush Haradinaj niset për në Hagë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nisur për në Hagë.Ai pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, siç ka deklaruar ai vet, nga Dhomat e Specializuara të Speciales.Haradinaj, me të marr ftesën ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë ai vazhdon të jetë kryetar i AAK-së, e vite më parë kur ishte kryeministër njëlloj ishte dorëhequr për të shkuar në Hagë atë kohë, ku qe kthyer i pafajshëm.