Vizita në Bruksel: Osmani takohet edhe me presidentin e Parlamentit Evropian (Video)
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka pritur në Bruksel ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo e fundit gjatë vizitës në kryeqendrën evropiane është takuar paraprakisht edhe me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Ndërkaq në mbrëmje, Osmani do të jetë mysafire e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova
Në vizitën dyditore në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose, njofton Klan Kosova.