RajoniTop Lajme

Lajçak vlerëson vizitën e Osmanit në Bruksel

Shpërndaje

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar disa takime me miqtë ndërkombëtarë.E ditën e ka përmbyllur duke darkuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka bërë të ditur vet Lajçak i cili tha se vlerëson pikëpamjet e Osmanit për vizitën e saj në Bruksel.

“Mirë të darkojmë me Presidenten e përkohshme @VjosaOsmaniMP sonte në Bruksel. E vlerësova shumë kur dëgjova pikëpamjet e saj për vizitën e saj në Bruksel, situatën në Kosovë, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe dialogun Beograd-Prishtinë”, tha ai.