Presidenti Erdoğan bisedon për bashkëpunim me kreun e kompanisë SpaceX, Elon Musk
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me themeluesin e kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedën telefonike Musk-Erdoğan është diskutuar bashkëpunimi në fusha të ndryshme midis korporatave të sektorit publik dhe privat në Turqi dhe kompanisë së drejtuar nga Musk, në krye me teknologjitë hapësinore.