BotaTop Lajme

Gjermania zgjat masat e izolimit edhe një muaj

Shpërndaje

Gjermania ka zgjatur masat e izolimit dhe me një muaj tjetër, ndërsa ka vendosur disa kufizime të reja, duke përfshirë mbylljen kryesisht të jetës publike gjatë Pashkëve. Kancelarja Angela Merkel njoftoi se kufizimet e vendosura më parë do të jenë në fuqi deri më 18 prill.

Infeksionet me koronavirus janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në Gjermani pasi varianti më ngjitës i zbuluar për herë të parë në Britani është bërë mbizotërues dhe numri ditor i rasteve të vendit për frymë ka kaluar atë të Shteteve të Bashkuara.

“Ne në thelb kemi një pandemi të re,” u tha Merkel gazetarëve në Berlin. “Në thelb kemi një virus të ri, padyshim të të njëjtit lloj, por me karakteristika krejtësisht të ndryshme,” shtoi ajo. “Në mënyrë të konsiderueshme më vdekjeprurëse, dukshëm më infektiv”, tha zonja Merkel./VOA