Sport

Maqedonia e Veriut mposhtë Gjermaninë në shtëpi të saj

Shpërndaje

Gjermania ka pësuar humbjen e parë këtë vit nga kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Zeri.info.

Befasia e mbrëmjes në kualifikimet e botërorit, ndodhi në Gjermani, ku përfaqësuesja e Maqedonisë fitojë me rezultat 2-1.

Mysafirët befasuan superfuqinë gjermane, duke shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë me Goran Pandev, duke u asistuar nga Enis Bardhi.

Gjermania nuk vonojë në pjesë të dytë duke e barazuar rezultatin me golin e shënuar nga Ilkay Gundogan nga pika e bardhë.

Maqedonia e Veriut më pas në minutën e 85-të shënuan golin e fitores ndaj Gjermanisë, me shqiptarin Elif Elmas që u asistua nga tjetri shqiptar Arijan Ademit.

Kombëtarja gjermane bënë pjesë në Grupin J, ku ka gjashtë pikë si e treta në grup pas Armenisë që ka nëntë pikë pas fitores më herët dhe Maqedonisë.

Maqedonia kanë gjashtë pikë në grup në pozitën e dytë, e cila në formacionin e saj nga minuta e parë kishte pesë futbollistë shqiptarë dhe një nga banka rezervë që hyri në pjesë të dytë.