RajoniTop Lajme

“Qetësi”/ Rama ndërpret fjalën në respekt të lutjes. Zbulon çfarë i ndodhi në Tiranë pasi vizitoi xhaminë e Et’hem Beut

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste para të rinjve në Librazhd në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit ka kërkuar që të mbahet qetësi nga të gjithë pasi dëgjoi zërin e hoxhës.

Rama bëri këtë ndërprerje në respekt të lutjes dhe zbuloi çfarë i ndodhi në Tiranë kur hyri për të parë xhaminë e Et’hem Beut.

“Sot mëngjes ngaqë shkova për të parë xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë që është restauruar, hoqa atletet dhe vesha këto këpucët që t’i hiqja e vishja kollaj tek dera e xhamisë dhe harrova të vesh atletet. Kjo është jeta ime, çdo ditë e minutë.

Meqë patëm këtë ndërprerje në respekt të lutjes, dëshiroj që të shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë besimtarëve myslimanë një agjërim të pranuar dhe t’ju them të gjithëve se jo shumë muaj, por 1-2 muaj më parë, askush nuk e imagjinonte se do të vinim sot në situatën ku gjyshërit, gjyshet do të ishin cdo ditë duke buzëqeshur”, tha Rama.