RajoniTop Lajme

Përçarje e PDK’së në Drenas: Dega del me kundërkandidat ndaj Ramiz Lladrovcit

Shpërndaje

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka kandiduar Dritan Ajazin për kryetar të Komunës së Drenasit dhe jo Ramiz Lladrovcin, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur vet Dritan Ajazi nëpërmjet një postimi në Facebook duke thënë se ka marrë besimin e degës së PDK’së në Drenas për të kandiduar për kryetar të Komunës.

Gazeta Metro mëson nga burimet e veta se dega e PDK’së në Drenas ka dalë kundër ish-kryetarit të kësaj komunë, Ramiz Lladrovci i cili njëkohësisht ka fituar çmime të ndryshme për menaxhimin e komunës si kryetari më i mirë i të gjitha komunavë në Kosovë.

Ajazi në postimin e tij në Facebook ka thënë se e vlerëson shumë besimin e degës së PDK’së për t’i prirë këtij procesi të rëndësishëm për degën partinë. Ai ka thënë që pret konfirmimin e kryesisë Qendrore të PDK’së për kandidaturën e tij.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar anëtarë, struktura dhe simpatizantë të Degës së Partisë Demokraktike të Kosovës në Drenas!

Shumë të dashur qytetarë të komunës së Drenasit!

Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vitë!
E vlerësojë jashtëzakonishtë shumë besimin e dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, që ti prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time!

Besimi i dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, për mua është përgjegjësi dhe privilegj dhe do të shërbejë si forcë inkurajuese, që angazhimi im politik të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit!

Na priftë e mbara së bashku!

Me nderime,

Driton Ajazi.