Maqedoni

Lajmi mirë/ Prej nesër aplikoni për vauçer 12.000 denarë , mëso detajet

Shpërndaje

Që nesër qytetarët do të mund të aplikojnë për voucher-ët për turizëm. Për këtë informoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ndërkaq, të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë qytetarët me të ardhura të ulëta.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Sot gjatë ditës do të shpallet thirrja publike dhe nga dita e nesërme të gjithë qytetarët, të cilët janë në katëgorinë e qytetarëve të cilët i plotësojnë kushtet, do të kenë mundësi që të aplikojnë dhe përfitojnë vaucher-a për turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Qëllimi themelor i kësaj mase sipas Ministrisë është që t’u mundësojë personave me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushimin vjetor në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e njëherësh t’u ndihmohet edhe qendrave turistike në rritjen e vëllimit të punës.

Ministria e Ekonomisë paraprakisht kishte shpallur thirrje publike për regjistrimin e hoteleve të interesuara për të pritur turistë me kupona.

Pas paraqitjes së objekteve gastronomike dhe agjencive turistike, Ministria e Ekonomisë shpalli edhe thirrje publike për të gjithë personat që duan të marrin vauçer për turizëm në vlerë prej 12.000 denarëve. Vauçer për shfrytëzimin e pushimit do të marrin të gjithë personat me të ardhura të ulëta të cilët do të aplikojnë në thirrjen publike, të ardhurat mujore e të cilëve në familjen nuk e tejkalojnë vlerën neto prej 30.000 denarëve. Buxheti i përgjithshëm për realizimin e projektit është 15.000.000 denarë.

Vitin e kaluar u shfrytëzuan 65 000 vaucher-ë. Por, një pjesë e tyre mbetën të pa shfrytëzuara nga qytetarët.