RajoniTop Lajme

Aksidenti tragjik, familja Ramadani nga Shtimja i shtrin dorën e pajtimit familjes Musliu

Shpërndaje

Familja Ramadani nga Shtimja i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Musliu nga Ferizaj, pas aksidentit tragjik ku 4 anëtarë të familjes Ramadani humbën jetën.

Pajtimi i familjeve është bërë pas varrimit të katër anëtarëve të familjes Ramadani që humbën jetën në aksident, raporton arbresh.info.

Aksidentit kishte ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00, në fshatin Koshare.

Të përfshirit në këtë aksidente E. M është kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit.

“Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M ( M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VË Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt , nga Shtimja në drejtim të Ferizaj”, kishte deklaruar policia për aksidentin.