A do të jep dorëheqje Ali Ahmeti nga politika? Ja si përgjigjet!
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDl), Ali Ahmeti është sonte mysafir në “Click Plus”.
Kur u pyet nga moderatori nëse ai planifikon të japë dorëheqjen nga pozita e liderit të BDI-së, duke pasur parasysh që pas njoftimit për promovimin e diçkaje të re në publik, kishte spekulime se dorëheqja e tij është e mundur, Ahmeti tha se do të qëndrojë deri në Kongresin tjeter.
“Prandaj, unë nuk kam në plan të dal në pension tani për tani. Kam edhe 3 vjet mandat, deri në kongresin tjetër. Ne kemi shumë punë për të bërë deri atëherë”, tha Ahmeti./tv21