Ambasadorja amerikane, Kate Byrnes: Jemi të pikëlluar për shkak të tragjedisë në Tetovë
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërnz shprehu ngushëllime për të pësuarit në zjarrin e mbrëmshëm në spitalin modular të Tetovës.
“Jemi të pikëlluar për shkak të ngjarjeve të tmerrshme të mbrëmshme në spitalin e kovidit në Tetovë. Ngushëllimet e mia për familjet e atyre të cilët e humbën jetën, si dhe për të lënduarit. Mendimet e mia janë me ju dhe me të gjithë në Tetovë të prekur nga kjo tragjedi”, shkroi ambasadorja Bërnz në Tuiter.
Saddened by the horrific events last night at the COVID hospital in #Tetovo. My condolences to the families of those who lost their lives, as well as those who were injured. My thoughts are with you and everyone in Tetovo affected by this tragedy.
— Ambassador Kate Byrnes (@USAmbNMacedonia) September 9, 2021