RajoniTop Lajme

Ambasadorët takojnë Kurtin/ Tensioni për targat, Vuçiq: Largoni policinë nga veriu i Kosovës

Shpërndaje

Situata e krijuar në veri të vendit, ka bërë që shtetet e Quint-it të pritën në takim nga Kryeministri, Albin Kurti.

Në këtë takim, Kurti nuk ka hequr dorë nga reciprociteti për tabelat e automjeteve, duke ua bërë me dije ambasadorëve se ky vendim mundëson trajtimin e barabartë të shteteve.

Sipas Kurtit, ose të dyja shtetet duhet t’i përdorin tabelat e përkohshme ose asnjëra, që sipas tij bën që të dy shtetet të kenë të drejtë ose asnjëra.

Në njoftim thuhet se vendimi për reciprocitet nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se prania e forcave speciale të Policisë, janë aty për ta mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.

Ambasadorët dhe kryeministri Kurti thuhet se u pajtuan që duhet ruajtur paqen dhe qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, dhe se dialogu duhet të vazhdojë.

Megjithëkëtë, vendimin po vazhdon ta kundërshtoj Presidenti serb, Aleksandës Vucic.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Vucic ka deklaruar se Kosova duhet t’i ndryshoj vendimet, në të kundërt do të marrin masa.

Ai kërkoi edhe heqjen e trupave policore, që sipas tij “pushtuan” veriun.

Për këtë, ai tha se Serbia do të kërkoj përgjigje nga BE, nëse marrëveshja është e ligjshme apo jo dhe kur do të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë- Serbi ka bërë thirrje për ulje të tensioneve.

Miroslav Lajcak përmes një postimi në tëitter ka shkruar se BE është e “gatshëm për t’i lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”.
Për ta kundërshtuar vendimin, banorët serb të komunave me shumicë serbe në veri të vendit, që nga mëngjesi i së hënës po vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara rrugët që qojnë drejt kufirit të Jarinjës dhe Bërnjakut.

Ndryshe nga veriu, serbët po i pranojnë tabelat e përkohshme në kufijtë e tjerë të vendi, si Merdare dhe Dheu i Bardhë./Top Channel