Maqedoni

Bie nga minarja e xhamisë së re dhe ndërron jetë aktivisti nga Kallniku i Tetovës (Foto)

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kallnik të Tetovës. Njëri nga aktivistët për ndërtimin e xhamisë së re të këtij fshati, Haxhi-Xhema (BACI), ka rënë aksidentalisht nga minareja në ndërtim e sipër e xhamisë së re të këtij fshati dhe ka ndërruar jetë, mëson Tetova News nga burime jozyrtare.

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet sot, pas lutjeve të drekës, në varrezat e Kallnikut..

Njoftimi për ndarjen e tij nga jeta është publikuar edhe në facebook:

Nuk dite t’ndalesh deri nmomentet e fundit për ndërtimin e kësaj Bukuroshe,vullneti yt ishte i pakompromistë Haxhi-Xhema (BACI) ALLAHU tgradoft me XHennet për veprat e tua Humane ishe BABA-VËLLA-SHOKË të gjitha në nji kohë,do të kujtojmë dhe lutemi për ju i DASHUR🤲😭🤲😭🤲😭

Varimi bëhet pas Namazit të drekës tek Var/ezat e fshatit Kallnik, shkruan Dullo J Abdullahi.