RajoniTop Lajme

Mbi 3 mijë shqiptarë, vullnetarë nga Zvicra të gatshëm të shkojnë në Kosovë për ta mbrojtur vendin nga ndonje sulm eventual nga Serbia!

Shpërndaje

Nese vazhdon trensionmi situatës dhe provokimet nga pala serbe me tanke dhe avion luftarak (MIG) ndaj Kosovës, siq po verehen ne kufirin me Serbinë, shqiptaret në Zvicer dhe vendet tjera evropiane jane ne pritje te ftesës nga Prishtina! Bëhet fjalë për 20 mije vullnetarë. Ky solidaritet dhe ftesës se liderëve, u deshmua edhe ne zgjedhjet e fundit ne Kosovë por edhe në luftën e fundit, ku rreth 70 per qind e luftetarëve te UCK-së ishin nga Zvicra dhe vendet evropiane, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sot po bëhen një javë qe kur në veri të Kosovës po mbretëron nje situata e brishtë, tejet e tensionuar! Qeveria serbe viteve te fundit nuk njeh tabelat e Kosovës dhe cdo veture e Kosoves qe hyne ne Serbi i heqen tabelat, duke i vënë ato serbe. Ne pergjigje te kesaj politike, Qeveria e Kosova ka vepruar konform reciprocitetit dhe marrëveshjeve në Bruksel due vepruar sikur autoritetet e Beogradit.

Sikur BE dhe NATO edhe Qeveria zvicerane fton palën serbe dhe kosovare për dialog

Aeroplanët luftarakë serbë (MIGG) përsëri fluturuan mbi zonën kufitare të dielën në mëngjes, pasi bënë disa fluturime të së shtunës, raporto korrespondenti i Le Canton27.ch nga Mitrovica

Serbia ka ngritur nivelin e alarmit të ushtrisë së saj pranë Kosovës, tha të dielën ministria e mbrojtjes. Ministria Shqiptare e Punëve të Jashtme dhe Evropiane i ka bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të vendosura në Serbinë jugore, afër Kosovës. Dhe kjo situatë e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që sot pas vizitës në OKB, kryeministri shqiptar po qëndron në Prishtinë ku ka nisur takimet me homologun e tij kosovar Albin Kurti dhe isnitucionet e ketij vendi te njohur Zvicra me 27 shkurt 2008.

Per te mbajtur rendin dhe qetesinë ne Veri Kosovës Forca Speciale të Kosovës (ROSSO) janë vendosur në pikat kufitare me Serbinë (Jarine dhe Bernjak) për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat. E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer disa qytetarëve serb, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën, njofton nga Mitrovica korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Lidhur me situaten e tensionuar ne Kosovë ditve te fundit ka reaguar edhe komunitgeit nderkombëtar (nga ambasada Amerike, NATO dhe BE) te cilat kane ftuar palët te permbahen dhe te uklen ne tavolinen e biseduimeve per te zgjidhur mosmarrëveshjet, perdeirsa njera tjetren e akuzon për “destabilitet” te rajonit. Edhe autoritetet zvicerane sa here kane folur për mosmarrëveshjet mes Kosoves dhe Serbisë, kane kërkuar nga palet qe problemet t’i zgjedhin ne tavolinen e dialogut. Sikur ministri i Puneve te Jashtme i Konfederates Ingazo Casais (DFAE) ashtu edhe ambasadori zviceran në Kosovë gazetarit të Le Canton27.ch i kane deklaruar se “Zvicra mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe përkrah një proces efektiv dhe të qëndrueshëm paqeje, duke nxitur besimin dhe fiqnjesi te mire mes palëve ne rajoin..”

Ky tensionim i situates ne Kosovë me Serbine dhe nodnje konflikt eventual qe ka shkaktuar panike dhe frike mund te provokoj një eksod te madh, te mijera emigranteve ne drejtim te Zvicres dhe vendet tjera të BE-së

Kur eshtë fjala për raportet Kosovë-Srbia dhe dialogun e Brukselit, nga takim i i fundit i shefit të OKB-së Guterres me gazetarin e Le Canton27.ch, pyetjes se a eshte i kënaqur me dialogun mes Kosovë dhe Serbisë ai ishte përgjigjur se “do të doja të shikoja një progres shumë më të madh përsa i përket dialogut mes dy vendeve. Nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon”. (Guterres: If you ask me if I am pleased, it is clear i am not. There is no alternative to continuing this process between the parties towards normalization of relations and peace and stability in the region.”)

Ne anen tjeter qe 20 vite nje komunitet shqiptar (në Jug të Serbisë: Medvegjë, Bujanoc dhe Presheve) në kufi me Kosovën, rajon ky me i vafur dhe diskriminuar ne Evropë, numerikisht dy here me shume se ai serbe ne Kosovë, po mbahet i diskriminuar dhe i injoruar sa nga Serbia po aq edhe nga BE. Sikur t’mos ishte kështu sigurisht nuk do te vazhdonte eskodi nga ky rajon ne drejtim te Zvicres dhe vendeve tjera evripiane.

Shqiptaret ne Zvicër: Presin ftesën nga Prishtina. Kanë shprehur gatishmërinë të veshim uniformë përballë Serbisë!..

Diaspora sy e vesh kah Kosova. Po percjell situaten ne cdo minute. Ata nuk mund te qëndrojne duarkryq përballë kesaj situate. Po presin vetem nje fjale nga Prishtina me u vesh. Kur fjalet hargjohen, kur dialogu nuk funksion e provokimet vazhdojne mund te pritet me e keqja, kane dhene mergimtaret ne Zvicër te cilet shprehen kundër luftes e cila ju kishte imponuar ne vitin 1999.

Situata e tensionuar diteve te fundit ne kufirin Serbi-Kosovë (Jarinjë) bashke me kërcënímet e Serbisë ndaj Kosovë me lufte duke ofruar tanke afer kufrit dhe provokime tjerae me helikopttrere apo avikon luftarak (MIG) ne kufi ka shkaktuar shetesim te shqiptareve jo vetëm ne Kosove dhe mbare ballkanin (7 milionë) perfshire edhe ata ne Zvicer dhe diasporë.

Pren Marashi, nje ish-komandant i UCK-së në një televizion kosovar javen e kaluar duke folur per rolin e dispores shqiptare ne clirimin e Kosovës, ka thëne se rreth 70 për qind e ushtareve te UCK-së kane qenë kryesisht nga Zvicra dhe nga diaspora shqiptare qe i bie mbi 10 mije ushtarë.

Këto provokime te Serbisë ka bërë që edhe diaspora shqiptare të mobilizohet në shërbim të atdheut. Ata me mjaft shqetësim po i ndjekin zhvillimet e fundit në vendlindje, meqë familjet e tyre jetojnë atje. Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mësuar nga burimet e saj (ne kontakt me shoqata, klubeve dhe aktiviste te partive politike nga Kosova qe veprojne ne Zvicër) se një numër i madhe i vullnetarëve kanë shprehur gatishmërinë të veshin uniformen dhe te shkojnë ne Kosovë t’i perjgigjen provokimeve serbe.

Eshte fjala ketu rreth 3 mije vullnetarë vetem nga Zvicra (nga secili kanton nga 100-120) dhe mbi 20 mije nga mbare diaspora, vendet e BE-së, te rinj për t’i bere balle ndonjë sulmi eventual nga Serbia. Kjo revolte shqiptareve ne Zvicer dhe vndet e BE-së s’eshte vetem perballe provokimeve te Serbisë por edhe për shkak heshtjes së kerkesave te Kosovës, vend ky i vetëm i cili po mbahen i izoluar, duke ju refuzuar levizja e lire (schengen) ne vendet evropiane, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në Zvicër jetojne dhe veprojne rreth 300.000 shqiptarë, kryesisht nga Kosova. Ne armaten zvicerane nga 100 mije ushtarë, sot kemi rreth 4-5 mije ushtare dhe oficere me origjine shqiptare nga viset e ballkanit. Komuniteti shqiptar, si me i madh ne Zvicer, perballe provokimeve serbe nuk ndjehen rehat për shkak se në rajon kane prinder, motra, vellezërit dhe familjaret e tyre, kane deklaruar aktivist te shoqatave dhe partive politike qe vcerpojne në Zvecër

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga shoqatat e asociacioneve të komuniteti shqiptar ne Zvicër ka mësuar se mbi 3 mije shqiptarë vullnetare nga Zvicra janë të gatshme t’i përgjigjen ftesës se institucioneve te Prishtinës për mbrojtjen e integritetit të Kosovës. Këta vullnetarë nga Zvicra, pjesa dërmuese janë nga Kosova, por ka edhe mërgimtarë nga Maqedonia Veriore, Lugina e Presheves (Serbia) dhe Shqipëria.