BDI: Vrapçishti do të ndryshojë, rretho numrin 3, voto Nebi Rexhepin
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në komunën e Vrapçishtit, duke prezantuar kështu kandidatin për kryetar komune Nebi Rexhepin si dhe listën e kandidatëve për këshilltar.
Para të pranishmëve fjalim rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe kandidati për kryetar komune, Nebi Rexhepi.
Kryetari i BDI-së Ahmeti para të pranishmëve theksoi se për të drejtuar vendin duhen kuadro të fuqishme e të specializuara në fusha të ndryshme, e ato BDI i ka.
“Jemi këtu të gjithë së bashku që të rikonfirmojmë mbështetjen e fortë që do të ketë kandidati Nebi Rexhepi për të drejtuar komunën në katër vitet e ardhëshme. Ky është investimi që ka bërë BDI sepse pas Nebiut qëndrojnë kuadro të fuqishme në shumë fusha si në financa, ekonomi, ambient, me paraqitje ndërkombëtare sepse ka edhe të tillë që mendojnë se gjithkush mund të drejtojë e qeverisë por nuk është e lehtë të drejtosh komuna dhe shtet, pa specialist e njerëz të pregaditur. Këtu, krahas fushës së Pollogut si thesar që kemi, ne votuam ligjin për themelim të Sharrit si Park kombëtar, këtu është ardhmëria, këtu janë puset e naftës kurse mali Sharr nuk ka asnjë zëvendësim sepse e kemi dhuratë nga Zoti, duhet ta ndërtojmë dhe ta bëjmë të vizituar nga mbarë bota. Agjenda e blertë është po aq kombëtare sa çështjet kombëtare që kemi zgjidhur deri më tani, po aq rëndësi ka Agjenda e blertë si flamuri kombëtar e flamuri”, ka theksuar kështu kryetari i BDI-së Ahmeti.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi sonte në Vrapçisht tha se fryma e fitores sonte të shprehet edhe më 17 Tetor.
“Prezenca juaj dëshmon fjalët që dua të them unë sonte. Nga 2005 e këndej BDI ka pasur nderin të kërkoj mandate në komunën e Vrapçishtit. Sot para 17 tetorit ju jeni ata të cilët do të vendosni se kush do ju drejtoj. Dëshiroj që kjo frymë që perceptohet sonte këtu dhe elaborimin e programit që e bëri kandidati, të shprehet edhe më 17 tetor”, ka theksuar Xhaferi.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi para qytetarëve të Vrapçishtit tha se BDI ka një program të blertë për secilin qytetar e secilën familje.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme që ju shoh këtu bashkë të gjithëve në numër kaq të madh. Prezentoi një program mjaft të bukur e të blertë. Kemi ofertë për secilin qytetar dhe programit të Nebi Rexhepit i qëndrojmë bashkë të gjithë si BDI bashkë me amanetin e Ali Ahmetit. Ofertë për zhvillim për secilën familje të komunës së Vrapçishtit. E thash dhe në Studeniçan, e them edhe këtu, se nuk na ka hije të qëndroni në opozitë. Bëhuni bashkë me BDI sepse këtu është e ardhmja”, ka theksuar në fjalën e tij Zëvendëskryeministri i parë Grubi.
Kandidati për kryetar komune Nebi Rexhepi para të pranishmve tha se programi i tij nuk është vetëm premtim por përgjegjësi e plotë që i është dhënë.
“Në këtë periudhë parazgjedhore bëni mirë të analizoni të gjitha programet e partive politike që garojnë tek ne dhe më pas të vendosni se kush e meriton të udhëheqë komunën tonë në mandatin e ardhshëm. Sonte para jush me përgjegjësinë që më është dhënë po shpalos konceptin dhe programin për katër vite. Kemi detyrim që të krijojmë e përmirësojmë kushtet bazike jetësore për të gjithë qytetarët”, ka theksuar kështu kandidati për kryetar komune nga BDI në Vrapçisht, Nebi Rexhepi.
Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale garon me 19 kandidat për kryetar komune dhe me 35 lista për këshilltarë. Gjatë ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhe vendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltarë komunale.
BDI nesër fushatën do ta vazhdojë në komunën e Tearcës ku do të prezantojë kandidatin për kryetar dhe listën për këshilltarë.