Maqedoni

Zaev për çmimin e energjisë elektrike: Qytetarët të mos shqetësohen

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se amvisëritë nuk duhet të shqetësohen për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Zaev tha se masat e ndërmarra nga Qeveria do të sigurojnë çmime të qëndrueshme.

“Çmimi i bursës në periudhën e fundit është nga 170 deri 220 euro për megavat. Ndërsa ne e japim çmimin për amvisëritë për 36 euro për megavat. Kjo është 4-5 herë çmim më i lirë. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen sepse çmimi është caktuar nga Qeveria, prej 36 eurove. Diferencën drejt EMV-së e paguajmë ne, ndërsa TVSH e kemi ulur nga 18 në 5 për qind. Janë marrë gjitha masat për çmime stabile drejt amvisërive”, deklaroi Zaev.

Kreu i ekzekutivit tha se me aktivizimin e bllokut të tretë të TEC Manastir, dhe sipas prodhimit të energjisë elektrike, do të shqyrtohet ndihma shtetërore edhe për kompanitë.

“Këto ditë do të publikohen procedurat e tenderimit. Presim të furnizohemi me sasi shtesë të qymyrit që do të jenë të mjaftueshme për të nisur me punë blloku i tretë i TEC-Manastir dhe të vazhdon me punë Osllomej”, deklaroi Zaev.