Albin Kurti: Voto programin konkret dhe kandidatin e Lëvizjes, që ta kthejmë komunën nga e mbara
Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e VETËVENDOSJE!-s me zgjidhje optimale për probleme reale, nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot, me shpresë që nesër të zhvasin përsëri.
Aktivist i dashur! Tash që i ke ndezur motorat, ndezi edhe turbinat, e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona.
Videoadresimi i Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, në javën e fundit të fushatës.
Mesazhi i Albin Kurtit:
Qytetar i dashur!
Kjo është java e fundit!
Voto programin konkret dhe kandidatin e Lëvizjes, që ta kthejmë komunën nga e mbara.
Aktivist i dashur!
Tash që i ke ndezur motorat, ndezi edhe turbinat, e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara.
Sepse bashkë do të qeverisim.
Voto 144.