Maqedoni

KSHZ vazhdon përgatitjet për zgjedhjet, drejt fundit trajnimi për aparatet “Fingerprint”

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kanë mbërritur në vend 4000 aparatet për identifikimin e votuesve me shenjat e gishterinjve, që do u shpërndahen Komisionet Komunale Zgjedhore.

Trajnimi i këshillave zgjedhor duhet të përfundojë të martën.

Nëse aparaturat do të shfaqin ndonjë defekt eventual, atëherë KSHZ vendos për përdorimin e llampës UV dhe sprejit për të mos cenuar ecurinë e procesit të votimit. Ende vazhdon afati për paraqitjen e të sëmurëve që votojnë një ditë para të tjerëve. Për ta nuk përdoret pajisja fingerprint, por spreji dhe llamba UV.