Përkrahje e madhe i jepet Fatmir Izairit në Pollaticë (Foto)
Përkrahje të madhe sonte në Pollaticë i jepet kandidatit nga radhët e BDI-së për komunën e Zhelinës, Dr Fatmir Izairi.
Fatmir Izairi sonte ka mbajt tubim në fshatin Pollaticë, i cili është shoqëruar nga ministri i Financave Fatmir Besimi, dhe ministri Naser Nuredini si dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë Sheval Sulejmani.
Izairi para banorëve të Pollaticës ka shpalosur programin e blertë 4 vjeçar, duke u premtuar projekte infrastrukturore.
“Me prezencë na nderuan ministrat Fatmir Besimi (shef i shtabit qendror) dhe Naser Nuredini të cilët e sqaruan mënyrën e financimit të projekteve nga “Agjenda e blertë”.
Mes tjerash, informuan se për projekte infrastrukturore qeveria në vitin 2022 ndanë 17.600.000 euro vetëm për rajonin e Pollogut dhe se kjo është vetëm njëri segment i financimit”, theksoi Izairi.