MaqedoniTop Lajme

Këshilltarët komunalë duhet të presin përfundimin e afatit ligjor për të marrë certifikatat

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në fund kë kësaj të jave, ose në fillim të javës tjetër, duhet tu ndajë mandatet këshilltarëve për këshillat komunal dhe kandidatëve që fituan zgjedhjet në rrethin e parë. Sipas Kodit Zgjedhor, certifikatat jepen pas shqyrtimit të ankesave dhe shpalljes zyrtare të rezultateve.

Neni 69

Paragrafi 4: Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është e obliguar ti shqyrtoj arsyet, të veprojë për ankesën e parashtruar dhe ta arsyetoj vendimin e saj në afat prej 72 orëve nga dita e parashtresës së ankesës.

Paragrafi 5: Kundër vendimit të KSHZ-së nga alineja 1 e këtij neni, parashtruesi i ankesës ka të drejtë të padis deri në Gjykatën Administrative në afat prej 48 orësh nga pranimi i vendimit.

Paragrafi 6: Gjykata Administrative është e obliguar të sjellë vendim prej 72 orë pas dorëzimit të padisë.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, u zgjodhën 34 kryetar komunash, 22 prej të cilëve i fitoi VMRO DPMNE-ja, LSDM fitoi në 9 komuna dhe BDI në 3. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor, u zgjodhën edhe këshilltarët për këshillat komunal, për 80 komuna në vend dhe për Qytetin e Shkupit. Sipas ligjit për Vetëqeverisje lokale numri i këshilltarëve në një komunë varet nga numri i banorëve. Numri më i vogël i këshilltarëve është në komunat ku ka deri në 5 mijë banorë, në të cilat këshillat komunal kanë nga 9 anëtarë. Ndërsa komunat që kanë mbi 100 mijë banorë, zgjedhin nga 33 këshilltarë. Numrin më të madh të anëtarëve e ka Qyteti i Shkupit, i cili zgjedh 45 këshilltarë.