Ahmeti: Fitore e madhe në Dibrën e madhe
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes rrjeteve sociale është deklaruar se ky subjekt politik ka shënuar fitore në zgjedhjet e sotme lokale në Dibër.
“Fitore e madhe në Dibrën e madhe, e merituar dhe e drejtë. Urime Dibrës, dibranëve dhe të gjithëve. Mirënjohje për të gjithë kontribuesit, nuk do të ju zhgënjejmë asnjëherë. Tash, ti rrekemi punës vëllezër e motra”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.