RajoniTop Lajme

Gjykata Supreme anulon vendimin e PZAP-së për Hanin e Elezit

Shpërndaje

Gjykata Supreme e Kosovës anuloi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke mos e çuar në rivotim Komunën e Hanit të Elezit.

Javën e kaluar, PZAP-ja miratoi ankesën e kryetarit të deritashëm, Rufki Suma, dhe vendosi që kjo komunë të shkojë në rivotim.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar, Mehmet Ballazhi, i cili i fitoi zgjedhjet, u ankua në Gjykatën Supreme.

Nga Gjykata Supreme, çështja iu kthye PZAP-së në rivendosje.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën më 17 tetor.

Rufki Suma, i pavarur, ka qenë kryetar i Hanit të Elezit për 14 vjet.