Banori i Çairit me simbole të UÇK-së del në votime (Video)
Murat Sulimani nga komuna e Çairit ka dal sot në votime i veshur me simbole të UÇK-së. Gjatë daljes nga vendi i votimit, Murati i ka thënë Gazetës LAJM, se gjatë votimit nuk ka pasur asnjë problem dhe sipas tij, asnjëherë nuk është votuar në mënyrë më të qetë. Sipas disa komentuesve, Murati ka marrë pjesë në tre lufta të UÇK-së.