Grubi: Zaevi nuk duhet të japë dorëheqje

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i vendit, Artan Grubi, pas takimit me koalicionin qeverisës ka thënë se të gjithë aleatët njëzëri janë shprehur se prononcimi i mbrëmshëm i kryeministrit Zaev për dorëheqje ka qenë i nxituar. Prandaj, ata si aleatë i kanë kërkuar të mos japë dorëheqjen, sepse sipas tij, këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me mazhorancën parlamentare.

Ai po ashtu shtoi se BDI-në këto zgjedhje ka dalë edhe më e fortë pasi në këto zgjedhje ka arritur të marrë 125 mijë vota, më shumë se të gjitha partitë e tjera shqiptare të marra së bashku.