Kryeministri holandez për veton kundër RMV-së: Bullgaria nuk mund të bëjë çfarë të dojë
Problemi me Bullgarinë duhet të zgjidhet dhe nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut mendojnë se ne nuk jemi të interesuar për këtë, nuk është e vërtetë.
Nuk është e saktë edhe se Bullgari mund të bëjë çfarë të dojë, ka siguruar kryeministri i Holandës, Mark Rute në një prononcim për disa media sot në Shkup
“Tani kemi problem të ri dhe ajo është çështja me Bullgarinë. Dhe, përsëri – duhet ta zgjidhim. Por, nëse njerëzit në Maqedoni të Veriut mendojnë se do t’i lemë të varen, se nuk jemi të interesuar dhe se Bullgaria mund të bëjë çfarë të dojë, kjo nuk është e saktë. Në mënyrë kolektive kemi realizuar shumë bisedime në Qeverinë e Bullgarisë që t’i sigurojmë dhe unë mendoj se pas zgjedhjeve të dielën do të lëvizim para”, tha Rute, përcjell TV21.
Ka folur edhe për situatën politike në vend dhe seancën e Kuvendit olr mosbesimin e Qeverisë “Zaev 2”.