Maqedoni

Arjanit Hoxha: Kastriot Rexhepi na tradhëtoi (Video)

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në konferencën e sotme ka komentuar sërish mos-prezencën e deputetit Kastriot Rexhepi në Kuvend gjatë ditës së djeshme, shkruan TV21. Hoxha thotë se në rast se Rexhepi këtë veprime ka bërë pa presion, atëherë kjo paraqet tradhti ndaj partisë.

“Mos-prezenca në seancën e Kuvendit është tradhti ndaj partisë, sepse ka qenë një ndër iniciatorët në postime për rrëzimin e kësaj Qeverie. Nuk dua të proekcionoj tash, pasi që e dini se si ka rrjedhur situata dje, dhe e dini se në çfarë gjendje ka qenë edhe video-incizimi. Në rast se njeriu ka dhënë nën presion, duam ta dëshojmë nga vet ai, në rast se është qëndrim i tij, është idividual, dhe nuk ka të bëj me organet e partisë”, tha mes tjerash Hoxha.