UT: Telegram ngushëllimi për tragjedinë që ndodhi në Bullgari
Telegram ngushëllimi
Në momente kaq të vështira, kaq tragjike për vendin tonë, nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e madhe pas aksidentit në një autostradë në Bullgarinë perëndimore, ku humbën jetën 46 qytetarë dhe disa të tjerë u lënduan.
Në këtë aksident të rëndë kanë ndërruar jetë edhe dy studentët tanë në ciklin e dytë të studimeve në Fakultetin Juridik, Albina Beluli dhe Gazmend Ukalli.
Në emër të Universitetit të Tetovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, sikundër ju urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti të dhimbshëm.
Solidarizohemi me familjarët që humbën të afërmit e tyre.
Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti