Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat në aksidentin tragjik në Bullgari, reagon ashpër këngëtarja shqiptare
Pas tragjedisë së djeshme, e cila ndodhi në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 shqiptarë, pati reagime të shumta nga artistët shqiptarë. Shumë artistë shqiptarë kanë ndarë dhimbjen dhe kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave. E një reagim ka pasur sot edhe këngëtarja shqiptare Besa Kokdhima, e cila ka vendosur të reagojë ndryshe nga kolegët e saj. Ajo është revultuar me qeverinë shqiptare ku sipas saj nuk kanë shpallur ditë zie.
‘Turp’ ishin fjalët e këngëtares pasi e vetmja Shqipëria nuk ka ndërrmarrë një gjë të tillë.46 shqiptarë kanë vdekur dje nga gjithsej 52 pasagjerë sa ishin, ku në mesin e tyre 12 fëmijë. Bullagria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova ishin shtetet që kanë shpallur ditë zie.