Me shami në dorë, Rita Ora e ‘ndezë’ flakë Tik Tok-un

Shpërndaje

Këngëtaret me famë botërore e që prejardhjen e kanë shqiptare gjithmonë arrijnë të na bëjnë krenarë.

Rita Ora është njëra ndër këngëtaret shqiptare që është e dhënë pas atdheut, shkruan lajmi.net.

Ajo kurrë nuk ka hezituar të flasë për traditat dhe kulturën shqiptare.

E së fundi nuk ka munguar një sfidë e re në Tik Tok, ku këngëtarja edhe një herë tregoi për origjinën e saj shqiptare.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një video në llogarinë e saj në Tik Tok ku është shfaqur duke kërcyer valle popullore shqiptare.

Me një shami në dorë, ajo ka kërcyer ritmin e këngës që është bërë virale ane mbanë botës.

‘Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok “miantwins” më inspiruan’, shkruan ajo duke e shoqëruar dhe me emojin e flamurit shqiptar.

Rita është duke shijuar lidhjen e saj me regjisorin e njohur – VIDEO.