MaqedoniTop Lajme

Qeveria nuk miraton propozimet e KSI-së për masa të reja kundër Covid-19

Shpërndaje

Qeveria në mbledhjen e sotme nuk ka miratuar masat e propozuara nga KSI dhe Shtabi i Krizës për nxitje të vaksinimit masiv për mbrojtje nga Covid-19, shkruan TV21. Nga ekzekutivi thonë se për masat në fjalë kanë kërkuar analiza shtesë nga KSI.

“Qeveria vendosi të kërkojë nga Komisioni për Sëmundjet Infektive analiza dhe studime krahasuese shtesë për masat e propozuara, por edhe propozime shtesë për nxitjen e vaksinimit masiv”, thonë nga Qeveria.

Ndryshe, në përputhje me propozim masat e KSI-së, të gjithë të punësuarit në sektorin pubik, vetëqeverisjen lokale, të gjithë institucionet që shkojnë në vend pune duhet të tregojnë vërtetim për të paktën një dozë të vaksinës të pranuar ose të kenë test negativ PCR që do të vlejë të paktën 72 orë, ndërsa do të jetë shpenzim personal.

Sipas këtyre propozimeve, ata që kanë kaluar virusin do të duhet të tregojnë vërtetim, jo më të vjetër se 45 ditë, ndërsa nëse nuk mund të pranojnë vaksinë, duhet të ketë vërtetim nga mjeku specialistë.

Përveç këtyre masave, KSI propozoi që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësor.