Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Miroslav Lajcakun

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z.Miroslav Lajčák.

Kryeministri Kurti dhe z. Lajčák diskutuan për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Folën po ashtu për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel. U zotuan për komunikim dhe kontakte të rregullta, si dhe koordinim të vazhdueshëm. Paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria rajonale e kanë shumë të rëndësishme raportin dhe marrëveshjen e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian. Ndërsa z. Lajčák shprehu mbështetjen e tij për agjendën evropiane të Kosovës.

Lajmi: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Miroslav Lajčákun