Nesër takimi i dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Ja marrëveshjet që pritet të firmosen

Shpërndaje

Ditën e nesërme, Shqipëria dhe Kosova do të firmosin 16 marrëveshje të tjera, prej të cilave kanë në fokus lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve. Pritet që të lehtësohen procedurat për pajisjen me leje qëndrimi, njohjen e sigurimeve shoqërorëve si dhe njehsimi i diplomave.

Ndonëse nuk bien dakord për shumë çështje, kryeministri Edi Rama me homologun nga Kosova, Albin Kurti do të shtrëngojnë sërish duart.

16 marrëveshje të reja do të nënshkruhen të premten, nga të cilat 4 prej tyre do të dakordësohen ndërmjet institucioneve shtetërore.

-Marrëveshja mes Ministrive të Arsimit për një procedurë shumë specifike që lidhet me njohjen e ndërsjelltë të diplomave.

-Lëvizja e qytetarëve dhe e mjeteve mes dy shteteve pritet të lehtësohet me një tjetër pikë doganore, përveç asaj të Morinës dhe Tropojës.

-Në pikën e kalimit të Shishtavecit në Kukës dhe Dragashit në një pikë kalimi kufitar të mirëfilltë.

-Kryeministrat kanë vendosur për krijimin e një Sekretariati të përbashkët që do të ketë fokus kryesor ndjekjen, monitorimin dhe raportimin e problematikave.

Në orën 9:30 pritet mbërritja e delegacionit kosovar, ndërsa në 11:30 Edi Rama dhe Albin Kurti do të flasin para gazetarëve mbi marrëveshjet e firmosura.

Tashmë është zbardhur edhe axhenda e mbledhjes së dy qeverive:

AXHENDA E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS

09.45– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00– Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

11.20– Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

11.30– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave(Regji + të gjitha mediat)

12.05– Foto e përbashkët

13.10– Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të

Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve