Komandanti i FSK-së flet pas raportimeve për shkarkimin e tij

Shpërndaje

Komandati i FSK-së, Rrahman Rama, ka komentuar lajmin se Qeveria po përgatit shkarkimin e tij.

Albanian Post ka treguar në bazë të burimeve të saj se Rama pritet të shkarkohet për shkak të mospajtimeve mes tij dhe Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe se procedurat për shkarkimin e tij kanë nisur para dy muajsh.

Mospajtimet midis komandantit të FSK-së dhe Ministrit të Mbrojtjes kanë arritur pikën kritike më 18 shtator, dy netë para aksionit të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë.

Mbrëmjen e 18 shtatorit, ministri Mehaj e ka urdhëruar komandën e Forcës së Sigurisë të Kosovës që FSK-ja t’i lyejë katër automjete të blinduara ushtarake M1117 ASV, pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit.

Rama ka folur në emisionin Pressing lidhur me këto raportime. Ai ka thënë se ende nuk ka pranuar asgjë zyrtare nga Qeveria.

“S’kam pranuar asgjë zyrtare nga qeveria”, ka thënë ai.