Kasami: Lusim Krijuesin që viktimat t’i bëj banorë të parajsës
Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot përmes rrjeteve sociale ka dërguar mesazh ngushëllimi deri tek familjarët pas varrimit të 45 viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.
“Dita e sotme nuk ishte nga ditët e zakonshme! Dhembja dhe pikëllimi na ka kapluar të gjithë neve nga lamtumira e fundit për viktimat e aksidentit të tragjedisë. Në këto momente jemi me familjarët e atyre që humbën më të dashurit e tyre. Lusim Krijuesin që viktimat t’i bëj banorë të parajsës, familjarëve t’ua shtoj durimin, ndërsa institucionet ta zbardhin këtë tragjedi dhe fajtorët të përballen me drejtësinë!”, ka shkruar Kasami.