MaqedoniTop Lajme

Marrëveshja Zaev-Gashi, Alternativa do të udhëheqë dy ministri?

Shpërndaje

Kreu i Alternativës Afrim Gashi, në mbledhjen e thirrur të Kuvendit Qendror të partisë, do tua prezantojë anëtarëve ofertën e kryeministrit Zoran Zaev që edhe Alternativa të bëhet pjesë e Qeverisë.

Siç mëson Alsat jo zyrtarisht, organi i partisë, mes tjerash do të diskutojë edhe resorët që Zaevi ia ka ofruar Gashit. Ndër të cilët janë dy ministri ajo e shëndetësisë dhe e shoqërisë informatike, si dhe tre zëvendësministri.

Për ministër i shëndetësisë, përflitet sekretari i partisë dhe ish-kandidat për komunën e Çairit, Bekim Sali. Ministrinë E Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Gashi ia ka besuar degës së Alternativës në Kumanovë.

Lidhur me emrat nga eshaloni i dytë, jo zyrtarisht partia e Gashit pritet që për drejtor në MEPSO ta propozojë Orhan Murtezanin. Deri më tani, kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alernativës Afrim Gashi kanë zhvilluar tre takime, për të biseduar, për ofertën dhe parimet për hyrje e Alternativës në Qeveri. Por pas takimeve Zaev dhe Gashi nuk kanë zbardhur detaje. Në takimin e fundit të mbajtur tek klubi i deputetëve Gashi deklaroi shkurtë se ka përparim pozitiv në bisedime.