Finalizmi i marrëveshjes Zaev-Gashi, Mickoski: ‘Koalicion plasteline’
Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski ka reaguar duke e cilësuar “koalicion plasteline” shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM. Sipas tij partnerët e LSDM-së janë të pakënaqur , si pasojë e marrëveshjes me Alternativën. Mickoski tha gjithashtu se të gjithë këta partnerë në komunikim privat me kryetarin e VMRO DPMNE-së shprehin vazhdimisht pakënaqësi ndaj LSDM-së. Kjo shumicë, sipas Mickoski, do të zgjasë vetëm disa javë.
“Të gjithë aty janë të pakënaqur, kur flasin me mua të gjithë janë të pakënaqur. Aty nuk dihet kush është i kënaqur, madje edhe në LSDM mes vete shprehin pakënaqësi. Ky është koalicion plasteline, koalicion që të vazhdohet jeta politike e disa personave në kryesinë e LSDM-së edhe për disa javë”.
Mickoski shpjegoi se VMRO DPMNE do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat demokratik që sa më parë të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Më vjen keq që duhet të jemi dëshmitarë edhe për disa javë të asaj që e performon Zoran Zaev dhe LSDM, por ne do të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike që i kemi në dispozicion që sa më parë të arrijmë zgjedhje të parakohshme parlamentare”
Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se ky koalicion është vetëm një tentativë në regjim të Zaevit për të shkatërruar atë që ka mbetur nga Maqedonia.