Nesër takim Zaev-Ahmeti
Kryeministri Zoran Zaev nesër do të takohet me liderin e Bdi-së Ali Ahmetin me ç’rast do ta njoftojë për dorëhejqejn e tij që pritet të ndodhë javën e ardhshme, konfirmon për tv 24 një zyrtar i lartë i qeverisë.
Paralajmërimet e BDI-së që Zaev të mbetet edhe gjashtë muaj në qeveri , afat të cilin e dha kryeminisrtri bullgar Kiril Petkov për zgjidhjen e kontestit me Sofen , sipas zyrtarit qeveritarë nuk do të kaloj.
Sipas informacioneve këtë gjë nesër pritet që Zaev t’ia kumtojë partnerit të kolaicionit Ali Ahmeti.
Përveç dorëhejqes, Zaev do ta informojë Ahmetin edhe për bisedimet me parterët më të vegjël të koalicionit si dhe ndryshimit të disa nga kuadrot në qeverinë e re.