Maqedoni

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, ndahen mjete për ndihmë për kategoritë sociale e pensionistë

Shpërndaje

35 mijë familje me rrezik social dhe 9 mijë pensionist me të ardhura të ulëta do të përfitojnë nga 1 mijë denarë në llogaritë e tyre, si ndihmë shtesë për tu përballur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në këtë drejtim qeveria ka ndarë 5 miliard denarë për përballje efektive ndaj krizës energjetike. Ashtu si do të zhvillohet situata me krizën ekonomike ashtu do të jenë edhe reagimet e shtetit, thotë ministri i finanacave, Fatmir Besimi.

“Pra rreth 45 mijë shfryrtëzues do të jenë pranues të 1 mijë denarëve për energjinë elektrike, program i cili ishte me reformat pararake të harmonizura në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe edhe Ministrinë për Punë dhe Politike Sociale ka pararë mjete për këtë qëllim… Sa i përket çmimeve të produketeve ushiqmore tashmë ka masa që janë mirtuar nga ana e qeverisë dhe të cilat do të jenë në fuqi deri në fund të janarit.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.

Siguroi ndërkohë edhe se denari është stabil, e porositi mos spekulohet në lidhje me kursin devizor, për shkak se një gjë e tillë nuk nuk i bëjnë dobi askujt. Besimi potencoi se me propozim-buxhetin për vitin 2022 nuk janë planifikuar mjete për K-15 në sektorin publik.