Shqiptarët ta presin me protesta njeriun e Milosheviçit
Vizita e presidentit të Serbisë me ftesë të Edi Ramës, sot në Tiranë për të diskutuar rreth nismës së ‘Ballkanit të Hapur”, ka nxitur reagime të ashpra dhe protesta të paralajmëruara pasditen para qeverisë së Shqipërisë.
Lideri demokrat Sali Berisha ka ftuar shqiptarët të bashkohen në kundërshtimin e kësaj ideje të mbrapshtë për kombin shqiptar.
Ndërkohë, gazetarë, analistë dhe politikanë me kredibilitet publik, kanë bërë thirrje që të protestohet kundër këtij partneriteti Rama-Vuçiq, që po e faktorizon Serbinë në kurriz të shqiptarëve.
Eksperti i mediave dhe ligjëruese Gëzim Mekuli ka ftuar shqiptarët të protestojnë kundër ‘Hitlerit’, siç e quan ai ish-ministrin e Milosheviqit.
“Sot në Tiranë duhet trembë gogolin plak 150 vjecar.
Sot në Tiranë e në Prishtinë duhet me e tutë, e me detyru me ikë, shpirtin e pavdekur të Ivo Andriqit e të Cubrilloviqit.
Sot po vjen Hitleri i shqiptarëve në mesin e shqiptarëve.
E ka ftu Edi Rama.”, ka shkruar Mekuli në një status të postuar në Facebook.
Protestë kundër kriminelit
As profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Muhamet Kelmendi, nuk i kursen akuzat kundër Vuçiqit
“Kunder vizites se kriminelit Vucic dhe politikes serbe duhet demonstruar ne Tirane
Tash po zhvillohet ne Tirane takimi i radhes midis tri shteteve, Shqiperse, Serbise e Maqedonise se Veriut, lidhur me “Ballkanin e Hapur”.
Nga Kosova eshte vleresuar ky si nje mekanizem i demshem, sepse Serbia ende nuk ka marre asnje veprim per te permiresuar raportet me Kosoven.
Nuk e njeh shtetin e Kosoves. Nuk po i gjen te masakruarit te bartur nga Kosova ne Serbi dhe nuk po jepe pergjegjesi per dhunen e terrorin. Askush nuk eshte pergjigjur per debimet masovike te shqiptareve dhe perdhunimet. Nuk ka bere as reparacione te luftes.
Per me reper, punom vazhdimisht kunder shtetit te Kosoves dhe pretendon ripushtimin a ndarjen e Republikes.
Keto jane faktet pse Kosova eshte kunder”, ka shkruar Kelmendi.Ai bëri thirrje që të ketë pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga Berisha.
“Demonstrata duhet te jete kunder Vucicit, shtetit serb dhe politikes serbe kundruall shqiptareve dhe Kosoves”, ka potencuar Kelmendi.
Ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri gjithashtu është e zëshme kundër idesë së ‘Ballkanit të Hapur”. Ajo është e bindur se një nismë e tillë favorizon hegjemoninë serbe.
“”Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuqiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mrëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!”, ka potencuar Tahiri.