Prezantohet telefoni që ndryshon ngjyrë
Vivo ka prezantuar V23 dhe V23 Pro, telefonat më të fundit në serinë kryesore V. Tipari më i pazakontë është se ndryshojnë ngjyrë kur ekspozohen ndaj dritës së diellit. Kompania thotë se iu deshën dy vite për të hulumtuar dhe zhvilluar materialin.
Nëse lihet në diell për 30 sekonda, telefoni do të kthehet në ngjyrë blu-jeshile përpara se të kthehet në ngjyrën origjinale. Një karakteristikë tjetër interesante është niveli i ekranit që përmban dy kamera selfie, një njësi kryesore 50 megapikselë dhe një ultra të gjerë 8 megapiksel në të dy telefonat.
Sistemi i kamerës selfie gjithashtu mbështet fokusimin automatik të bazuar në sy. Një dallim mes dy telefonave është procesori – V23 ka një MediaTek Dimensity 920, ndërsa V23 Pro ka një Dimensity 1200. /abcnews.al