MaqedoniTop Lajme

Meta takom Kasamin: “I urova përzemërsisht suksese për përmbushjen e detyrës shumë të rëndësishme”

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot ka realizuar një takim miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Postimi nga Bilall Kasami:

Takim vëllazëror me mikun tim, presidentin e Shqipërisë z.Ilir Meta. Edhe një herë konfirmuam rolin e përbashkët në rrugën euroatlantike. Po ashtu kornizë e bisedës sonë ishte edhe politika mes dy vendeve tona, si një mundësi e fortë bashkëpunimi për të thelluar marrëdhëniet tona.
E falenderoj presidentin Meta për gatishmërinë e treguar!

Postimi nga Ilir Meta:

Kënaqësi të takoja Kryetarin e ri të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherazi kryetar i Lëvizjes “Besa”.
I urova përzemërsisht suksese për përmbushjen e detyrës shumë të rëndësishme, në interes të prosperitetit të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Tetovës.