Kovaçevski: Nga ministrat në Qeverinë e re kërkova qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, në pranim te Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski e prezantoi përbërjen e re qeveritare, pas zgjedhjes nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Duke nënvizuar se marrja e mandatit është detyrim dhe nder të cilin e mori me shumë përgjegjësi, Kryeministri Kovaçevski shprehu pritshmëri për bashkëpunim me Presidentin e shtetit në interes të qytetarëve dhe shtetit.
“Qeveria e re ka synim të qartë – t’i përgjigjet në mënyrë kompetente ndaj krizës energjetike, të mundësojë siguri, kushte për një jetë më të mirë dhe një të ardhme evropiane dhe të begatë për qytetarët tanë. Për këtë nevojitet sundim efikas, i ndershëm dhe i përgjegjshëm, gjë që e kam kërkuar nga të gjithë ministrat që kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit, i cili bashkërisht do të përpiqet përmes institucioneve të pavarura dhe një shoqërie të drejtë t’u shërbejë interesave të qytetarëve”, tha Kryeministri Kovaçevski pas takimit me Pendarovskin.
Duke theksuar prioritetet për punën e anëtarëve të Qeverisë, Kovaçevski, përveç përballjes me krizën energjetike, e cila si pjesë e krizës evropiane energjetike po ndjehet edhe në vendin tonë, e përmendi si jashtëzakonisht të rëndësishme edhe ruajtjen dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, mbështetjen e kompanive për tejkalimin e krizës ekonomike si rezultat i krizës energjetike, si dhe në përmbushjen e synimeve në lidhje me projektet e mëdha infrastrukturore të miratuara në Buxhetin e vitit 2022, si dhe në zgjidhjet ligjore të miratuara nga Kuvendi në muajin dhjetor.
“Eurointegrimi si qëllimi ynë strategjik sigurisht që mbetet ndër prioritetet kryesore. Po vjen kohë e re. Nga sot çdo minutë nga koha jonë ia kushtojmë çështjeve kyçe me interes për qytetarët. Si Kryetar i Qeverisë së re, për detyrën dhe përgjegjësinë time, i kam vendosur vetes komunikim dhe bashkëpunim konstruktiv me të gjitha palët e interesuara në shoqërinë tonë, si organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke theksuar se Qeveria e re do të jetë shumë produktive, e përkushtuar ndaj synimeve të larta, për të cilat, siç nënvizoi, është i sigurt se me shumë punë dhe mund do të realizohen.
Kovaçevski: Në mënyrë efikase dhe të përgjegjshme do të përkushtohemi në çështjet kyçe për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, te Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski e prezantoi përbërjen e re qeveritare, të zgjedhur nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Kovaçevski theksoi se qëllimi i Qeverisë që e udhëheq është të mundësojë siguri, përmirësim të kushteve të jetesës dhe të ardhme evropiane dhe me prosperitet për të gjithë qytetarët, duke u përgjigjur në mënyrë kompetente për krizën energjetike e cila si pjesë e krizës energjetike evropiane ndjehet edhe në vendin tonë.
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:
“Të nderuar përfaqësues të mediave,
Sapo ka përfunduar takimi me Presidentin Pendarovski, në të cilin kam prezantuar ministrat e Qeverisë së re, që nga sot është në pozitë të plotë pune, pasi dje është përfunduar procedura formale ligjore me votimin në Kuvend.
E njoftova Presidentin Pendarovski se e gjithë procedura ka përfunduar me sukses pasi kam marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, obligim dhe nder që e kam marrë me përgjegjësi të madhe.
Pres bashkëpunim të mirë me Presidentin e shtetit në interes të qytetarëve dhe shtetit.
Qeveria e re ka qëllim të qartë – të përgjigjet në mënyrë kompetente ndaj krizës energjetike, të mundësojë siguri, kushte për një jetë më të mirë dhe një të ardhme evropiane dhe të begatë për qytetarët tanë.
Për këtë nevojitet sundim efikas, i ndershëm dhe i përgjegjshëm, gjë që e kam kërkuar nga të gjithë ministrat që kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit, i cili bashkërisht do të përpiqet përmes institucioneve të pavarura dhe një shoqërie të drejtë t’u shërbejë interesave të qytetarëve.
Qeveria e re qartë i definoi prioritetet për punë.
Prioritet i parë kyç është ballafaqimi me krizën energjetike në shtet, e cila si pjesë e krizës evropiane energjetike po ndjehet edhe në vendin tonë, e përmendi si jashtëzakonisht të rëndësishme edhe ruajtjen dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, mbështetjen e kompanive për tejkalimin e krizës ekonomike si rezultat i krizës energjetike.
Është e treta plotësimi i qëllimeve në raport me projektet e mëdha infrastrukturore të cilat veçmë janë miratuar në Buxhetin për vitin 2022, si dhe në zgjidhjet ligjore që u miratuan në Kuvend në muajin dhjetor.
“Eurointegrimi si qëllimi ynë strategjik sigurisht që mbetet ndër prioritetet kryesore.
Po vjen kohë e re. Nga sot çdo minutë nga koha jonë ia kushtojmë çështjeve kyçe me interes për qytetarët. Prandaj në disa raste insistoj se fokusi ynë është i vendosur në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e standardit jetësor.
Si njeri i parë i Qeverisë së re, për detyrë dhe përgjegjësi vetes sime ia kam vendosur komunikimin dhe bashkëpunimin konstruktiv me të gjitha palët e interesuara në shoqërinë tonë, si organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës.
Qeveria e re do të jetë shumë produktive në punë, e përkushtuar në qëllimet e vendosura lartë për të cilat jam i sigurt se me shumë punë dhe mund do t’i realizojmë”.